Forca paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë, KFOR, ka zhvilluar për herë të parë garën ndërkombëtare “Rifleman Ridge” në zonën malore të Mitrovicës.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e KFOR-it, gara është organizuar nga Shtabi i Kontingjentit Ushtarak polak në Kosovë.
“Gara përbëhej nga dy pjesë, vrapim 1 milje përpjetë, gjuajtje e saktë në poligon dhe një vrapim në zbritje deri në vijën e përfundimit. Konkurrentët e kësaj sfide ishin në ekipe me nga 4 veta dhe në çdo ekip ishte e detyrueshme prania e një ushtareje. Çdo ushtar garoi i veshur me pajisjen e tij luftarake”, thuhet në njoftimin e KFOR-it në Facebook.
Përveç forcës, qëndrueshmërisë dhe aftësive të secilit anëtar të ekipit, sipas KFOR-it, kjo sfidë u bë rast për t’u argëtuar në një mjedis shumëkombësh.
“Pas suksesit të edicionit të këtij viti, ndoshta do të bëhet një ngjarje e përvitshme për ushtarët e KFOR-it”, thuhet në njoftim.
-
Ushtarët e KFOR-it sfidojnë veten në garën për shtyrjen e kufijve dhe të forcimit të rezistencës
-
KFOR-i zhvillon stërvitje me helikopterë në Prishtinë për rritjen e gatishmërisë operacionale
-
KFOR-i, EULEX-i, Policia e FSK-ja zhvillojnë ushtrimin e përbashkët “Golden Sabre 2026”
-
Policia dhe KFOR-i zhvillojnë ushtrim të përbashkët për forcimin e gatishmërisë operacionale
-
Policia e KFOR-i kryejnë ushtrime në veri