Trupat italiane nga forcat rezervë të KFOR-it kanë përfunduar dislokimin e tyre, duke zëvendësuar trupat rezervë nga Greqia e Bullgaria, është thënë në një njoftim të KFOR-it.
Njësiti italian përbëhet nga Regjimenti i 5-të i Këmbësorisë së Brigadës AOSTA dhe nga personeli shtesë i Karabinierisë Italiane.
Batalioni do të vendoset në Kampin Villaggio Italia për disa muaj.
“Do të kryejë një sërë aktivitetesh, duke përfshirë patrullimet dhe do të angazhohet në reagim ndaj çdo zhvillimi përkatës të situatës së sigurisë”, është thënë nga KFOR.
Artikuj të ngjashëm
-
Batalioni i Rezervistëve të KFOR-it përfundon dislokimin katërmujor
-
Trupat Rezervë Turke të NATO-s mbërrijnë në Kosovë
-
Ushtarët hungarezë për kontrollin e trazirave përfundojnë me sukses dislokimin në Kosovë
-
KFOR: Përfundon dislokimi i përkohshëm i forcave rezervë
-
Rreth 270 trupa të NATO-s dislokohen në Kosovë