KFOR-i dhe EULEX-i kanë zhvilluar të martën një stërvitje të përbashkët në Mitrovicë për mënyrën e reagimit ndaj krizave eventuale.
KFOR-i në Facebook ka postuar fotot e stërvitjes ndërsa ka thënë se vazhdon ta zbatojë mandatin për të ofruar një ambient të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë.
“KFOR-i vazhdon ta zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë”, u tha nga KFOR-i.
-
Stërvitje e përbashkët mes KFOR-it, EULEX-it dhe Policisë së Kosovës
-
Personeli ushtarak i Mbretërisë së Bashkuar kryen stërvitje në Kosovë
-
KFOR-i, EULEX-i e Policia e Kosovës me stërvitje të përbashkët
-
KFOR dhe EULEX me stërvitje të përbashkët të martën
-
KFOR-i konfirmon largimin gradual nga Ura e Ibrit