Në kuadër të projektit “Funksionalizimi i sistemit të ndarjes së mbeturinave të riciklueshme në Kosovë”, projekt ky i cili financohet nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH dhe implementohet prej organizatës jo-qeveritare Green Art Center-Prishtina (GAC) në bashkëpunim me Komunat partnere në projekt si ajo e Prishtinës, Mitrovicës, Gjakovës, Prizrenit, Drenasit,Vushtrisë dhe komuna e Fushë-Kosovës do të nisë skema e ndarjes së mbeturinave të riciklueshme në burim sipas zonave pilot të paracaktuara, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“Në të gjitha komunat e përzgjedhura janë përcaktuar zonat ku do bëhet riorganizimi i pikave ku shërbehen qytetarët për hedhjen e mbeturinave, zëvendësimi i infrastrukturës me kontejnerë të rinj si edhe krijimi i kushteve për ndarje të mbeturinave të riciklueshme në pikat e grumbullimit. Gjithashtu në periudhë të vazhdueshme kohore janë zhvilluar të gjitha parapërgatitjet për zbatimin e një sistemi të qëndrueshëm dhe që përkrahet prej komunitetit të gjerë”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.
Më tutje thuhet se krijimi i kushteve për ndarje të mbeturinave në burim do të ndihmojë në zhvillimin e ekonomisë së gjelbër duke përkrahur procesin e riciklimit të mbeturinave në nivel vendor,si edhe duke stimuluar grupet joformale që merren me grumbullimin e mbeturinave të riciklueshme në drejtim të përmirësimit të kushteve të tyre të punës drejt formalizimit të kësaj veprimtarie.
Rezultatet që priten të arrihen përmes këtij projekti konsistojnë në: 1) Krijimin e një sistemi të përbashkët për ndarje të mbeturinave të riciklueshme në nivel lokal;
2) Zvogëlimin e sasisë ditore të mbeturinave të përgjithshme që shkojnë në deponi;
3) Përmirësimin e shërbimit për grumbullimin e mbeturinave në komunat përkatëse;
4) Krijimin e kushteve të punës për operim më efikas për grupet e margjinalizuara;
Edhe
GIZ-i gjerman mbështet fillimin e ndarjes së mbeturinave në Kosovë
5)Ngritje të nivelit të vetëdijesimit dhe fuqizimin e qytetarisë aktive ndaj proceseve të mbrojtjes së mjedisit.
Ky është hapi i parë mjedisor në nivel lokal, i cili do të kontribuojë për një sistem efikas të menaxhimit të mbeturinave komunale duke u përkrahur në vazhdimësi prej GIZ-it gjerman në Kosovë.
Bazuar në planin e implementimit të aktiviteteve të GIZ në bashkëpunim me GAC dhe komunat partnere , komuna e Mitrovicës do të lansojë këtë projekt më datë 13.04.2018 ; komuna e Vushtrrisë më datë 17.04.2018; komuna e Fushë-Kosovës më datë 19.04.2018; komuna e Drenasit më datë 23.04.2018; komuna e Gjakovës më datë 25.04.2018 si dhe komuna e Prizrenit dhe Prishtinës gjatë muajit maj-qershor.