Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Këshilltari i Thaçit për dialog debuton në Beograd

Blerim Shala do të jetë këshilltar dhe koordinator i presidentit Hashim Thaçi për dialogun me Serbinë.

Megjithëse Presidenca nuk e ka zyrtarizuar emërimin e Shalës, ai do të marrë pjesë në cilësinë e koordinatorit në një forum të sigurisë, i cili mbahet këtë javë në Beograd, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shala figuron si njëri nga panelistët e Forumit për Siguri në Beograd (BSF), krahas drejtorit për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, nënkryetares së Kuvendit serb, Gordana Comiq, si dhe Naim Rashiti nga Grupi Ballkanik për Politika.

Temë e diskutimit do të jetë “Dialogu Prishtinë-Beograd: Nga normalizimi drejt normalitetit”. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.