Normalizimi i marrëdhënieve dhe arritja e një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë temë diskutimi këtë javë në Forumin për Siguri në Beograd (BSF), ku pjesëmarrës do të jetë dhe emisari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer.
Edicionet e kaluara kanë qenë ftuar zyrtarë, deputetë të parlamenteve nga Kosova e Serbia, për të folur rreth dialogut dhe normalizimit. Por sivjet organizatori ka vendosur të mos i ftojë ata, shkruan sot Koha Ditore. Drejtori i Programit në BSF, Marko Savkoviq, ka dhënë një shpjegim për këtë.
“Këtë vit rreth e rrotull ne nuk kemi ftuar asnjë nga zyrtarët e Kosovës - apo Serbinë për këtë çështje - (për shembull, deputetë, të cilët ishin mysafirë tanë më parë). Duke parë dialogun mjaft të dobët të shtetit, ne morëm një vendim të vetëdijshëm për të mos u dhënë hapësirë politikanëve dhe t'i ftojmë ekspertët, studiuesit që u përkasin brezave të rinj, të jenë pak më largpamës”, ka thënë Savkoviq për “Kohën Ditore”. “Shpresojmë që vitin e ardhshëm do të ketë zhvillime më pozitive”, ka shtuar ai.
Megjithatë në Forum do të flasë emisari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Dialogu Kosovë-Serbi temë diskutimi në Beograd
-
Palmer anulon pjesëmarrjen në Forumin e Sigurisë në Beograd, e çon zëvendësin
-
Kosovës i kërkohet të fokusohet në çështje praktike e të bashkëpunojë me aleatët
-
Lajçak: Palët nuk janë të gatshme për normalizim të raporteve mes tyre
-
Normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi shihet kyç për stabilitetin në rajon