Këshilltari i PDK-së në Podujevë, Arbër Blaku, e ka dorëzuar mandatin që e kishte fituar në zgjedhjet lokale të vitit 2017, për shkak të pakënaqësive brenda partisë.
Nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, ai ka thënë se ka pasur manipulim të rezultatit në zgjedhjet partiake që ishin mbajtur këtë vit. Si dëshmi, ai ka thënë se tregon rezultati i zgjedhjeve parlamentare ku humbësit e zgjedhjeve të brendshme kanë pasur më shumë vota se fituesit e tyre, shkruan sot “Koha Ditore”.
“...kam vendosur ta dorëzoj mandatin e asamblistit të PDK-së në Komunën e Podujevës, si dhe t’i pezulloj të gjitha aktivitetet politike dhe partiake. Dua të theksoj se para tre vjetëve derisa isha duke punuar në Qendrën e Studentëve dhe në biznesin familjar në ‘Computer Trade’, ku kisha kushte të mira të punës dhe të hyra të mira personale, në koordinim me familjen dhe miqtë vendosa të lë anash të dy punët dhe të merrem me të mirën e përgjithshme, ku vendosa të kyçem në jetën politike dhe t’i shërbej të mirës së përgjithshme, konkretisht në qytetin e Podujevës”, thuhet në njoftimin e Arbër Blakut.
“Në zgjedhjet e 2017-s me mbështetjen e familjes dhe të shumë miqve, mora mandatin e asamblistit nga radhët e PDK-së, duke e ngritur zërin opozitar dhe duke adresuar një sërë problemesh që na preokupojnë çdo ditë në qytetin tonë. Gjatë këtyre dy vjetëve si parti kemi kaluar në një proces të zgjedhjeve të brendshme në parti, andaj pasi që isha i vetmi asamblist i qytetit nga radhët e PDK-së mora përsipër që t’i koordinoj me qytet nëndegët, në mënyrë që të kemi një shtrirje më të madhe në qytet”.
Këshilltari i deritashëm i PDK-së ka thënë se e keqja ka filluar pikërisht kur nga të njëjtit persona që ia kishin besuar qytetin, gjatë zgjedhjeve kanë filluar të merren, siç ka thënë ai, me lojëra të ulëta në zgjedhjet e brendshme të partisë.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Mospajtimet partiake mund ta çojnë Podujevën në zgjedhje për Kuvend
-
Dështon zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit të Podujevës
-
Naim Fetahu jep dorëheqje nga kryetari i degës së PDK-së në Podujevë
-
Opozita akuzon LDK-në se po i keqpërdor subvencionet komunale për vota
-
DFK-ja e quan papërgjegjësi braktisjen e pozitës së kryetarit nga Veliu