Arbëri

Këshilltari i Osmanit reagon ndaj gazetarit të FAZ-it, thotë se po shqyrtohen veprime ligjore në Gjermani

Vjosa Osmani

Foto: Driton Paçarada

Këshilltari i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Rinor Nuhiu, ka thënë se po shqyrtohen masa ndaj gazetarit të Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens, lidhur me shkrimin e tij të publikuar të mërkurën. Në shkrimin e të mërkurës, Martens, ka thënë se Osmani, duke përdorur kartën amerikane, po synon ta sigurojë edhe një mandat.

Ka thënë se ajo po shikon të paraqitet si “kandidate e Trumpit”.

“Shpifja e përgojimi, akuzat e pabaza dhe pretendimet e rreme nga Michael Martens (i njohur si Andric1961) i nënshtrohen përgjegjësisë civile dhe penale sipas ligjit gjerman. Presidentja Osmani hedh poshtë kategorikisht këto pretendime të tij shpifëse dhe përhapjen e rrezikshme të dezinformimit. Presidentja po konsultohet me avokatë në Gjermani me qëllim përdorimin e të gjitha mjeteve ligjore për ta mbrojtur integritetin e institucionit dhe vendit që ajo drejton”, ka shkruar Nuhiu në platformën “X”.