Këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, Klisman Kadiu, ka reaguar pas deklaratave që ka dhënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me emisarët Gabriel Escobar e Miroslav Lajçak.
Vuçiqi tha se “Serbia ka qenë gjithmonë partnere konstruktive, konsistente dhe e qëndrueshme në të gjitha proceset që do të çonin në ruajtjen e stabilitetit në mbarë rajonin”.
“Konstruktiviteti i Serbisë për paqe në rajon: Luftë me Kroacinë, luftë me Slloveninë, gjenocid e spastrim etnik në Bosnjë e Kosovë, ulje të nivelit të demokracisë, lidhje të ngushta me grupe kriminale, ndërhyrje në punë brendshme në Mal të Zi e Kosovë, mospranim i shtetësisë së Kosovës, baza ushtarake përreth Kosovës, fluturimi i Mig-ave në kufi me Kosovën, ngritja e nivelit të gatishmërisë së ushtrisë serbe disa herë afër kufirit me Kosovën”, ka reaguar Kadiu në Facebook.
Ai po ashtu ka reaguar edhe ndaj deklarimeve që Vuçiqi tha se është koha që “Prishtina t’i përmbushë përfundimisht obligimet dhe ta formojë Asociacionin në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit”.
“Po Serbia kur do i përmbushë obligimet e saj?:
Edhe
Kadiu: Kosova po penalizohet nga aleatët, Serbia s’po ndëshkohet për politikat destruktive
1. Shuarjen e strukturave paralele ilegale
2. Mosndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës
3. Të mos e pengojë apo inkurajojë palë të treta që ta pengojnë rrugëtimin e Kosovës drejt integrimeve evropiane.
4. marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufirit;
5. marrëveshja për vulat doganore; 6. marrëveshja për njohjen reciproke të diplomave,
7. marrëveshja për zhbllokimin e linjave të interkonjeksionit,
8. marrëveshja për energjinë,
Edhe
Vuçiqi shpreh gatishmëri për zbatim të marrëveshjeve, në Qeveri e quajnë deklaratë larg realitetit
9. pjesë të marrëveshjes për telekomin; 10. marrveshja për vendosjen e zyreve ndërlidhëse;
11. marrëveshja për certifikatat fitosanitare
12. Dëftimet e premtimet e panumërta, që Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Republikës së Kosovës
13. Vota e Serbisë kundër aplikimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës
14. Lobimi i vazhdueshëm që Serbia dhe misionarët e saj e bëjnë kundër anetarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare
15. fushatat për çnjohjen e Republikës së Kosovës”, ka reaguar Kadiu.
Edhe
Bislimi i reagon LDK-së: E çuditshme se si po duan që shteti të jetë pa institucione
Ai ka pyetur ndërkombëtarët se kur do të reagojnë ndaj kësaj qasje të Serbisë.
“Kur do reagojnë ashpër ndërkombëtarët për këtë "konstruktivitet"?” – ka pyetur Kadiu.