Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Këshillit Prokurorial i Kosovës themelon Grupin për hartimin e Kodit

Prishtinë, 27 mars - Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka themeluar sot dy grupe punuese, Grupin për hartim të Kodit të Etikës për Prokurorë dhe Grupin Punues për hartim të Planit Strategjik 2019-2023.

Po në këtë takim, kryesuesi i Komisionit për Buxhet, Financa dhe Personel i KPK-së, prokurori Zejnullah Gashi ka prezantuar aktivitetet e këtij komisioni për vitin 2017, ndërsa kryesuesi Blerim Isufaj ka paraqitur Raportin e punës për vitin 2017 të Këshillit Prokurorial të Kosovës, i cili u miratua nga ky institucion.

Po sot, drejtori i Sekretariatit të KPK-së, Lavdim Krasniqi, ka prezantuar Raportin vjetor të administratës të sistemit prokurorial të Kosovës, i cili, pas diskutimeve, u miratua.

Anëtarët e KPK-së, gjatë këtij takimi kanë marrë vendim për shpalljen e konkursit për Drejtor të Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë.

Artikuj të ngjashëm