Me kërkesë që të përjashtohet profesori Bekim Bejta, Këshilli Studentor ka marrë vendim që të mërkurën (12 prill) të bojkotohen të gjitha ligjëratat.
Këshilli njoftoi të dielën mbrëma në Facebook se ky vendim është marrë në mbledhjen e Këshillit Studentor të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, derisa u përmend edhe bojkotimi i ligjëratave në tërësi.
“Sot pas mbledhjes së mbajtur nga Këshilli Studentor i Filologjisë, u vendos nga shumica absolute të bojkotohen të gjitha ligjëratat ditën e mërkurë, nga anëtarët e Këshillit Studentor. Në rast se të mërkurën nuk ka një vendim të prerë, atëherë do fillojë bojkotimi i ligjëratave edhe nga shumica e këshillave të tjera studentore dhe jo për shumë kohë do bëhet thirrja e përgjithshme për bojkotim të plotë të ligjëratave nga të gjithë studentët e UP-së, deri në përjashtimin e Bekim Bejtës nga Fakulteti i Filologjisë”, thuhet në reagim.
Profesori në Departamentin e gjuhës angleze, Bekim Bejta, po akuzohet nga studentët për dhunë dhe shantazh ndaj studentëve të UP-së. Kundër tij është paralajmëruar edhe protestë më 12 prill.
KOHA ka raportuar që nga 31 marsi i 2023-s për denoncimet që janë bërë ndaj profesorit Bejta.
Në një nga audioincizimet që posedon KOHA, Bejta dëgjohet teksa drejton kërcënime ndaj studentes, cila e raportoi atë në Këshill të Etikës.
-
Tek pas raportimit të KOHËS, UP-ja merr masa ndaj profesorit recidivist
-
Suspendohet profesori Bekim Bejta
-
Senati i UP-së mban mbledhje të jashtëzakonshme për profesorin Bejta
-
Studentët kërkojnë përgjegjësi nga menaxhmenti i UP-së për tolerim të sjelljeve të Bejtës
-
Organizatat studentore marshojnë të mërkurën kundër profesorit Bejta