Ministria e Arsimit përmes një vendimi të nxjerrë në vitin 2012 i ka dhënë të drejtë Fakultetit të Edukimit që të përgatisë kuadër arsimor për arsimin parauniversitar derisa ua ka mohuar një gjë të tillë 3 njësive të tjera akademike.
Kjo po kundërshtohet nga studentë, drejtues të Fakultetit të Shkencave Matematikore (FSHMN) e Fakultetit të Filologjisë, shkruan sot Koha Ditore.
Javë më parë studentë të FSHMN-së kanë dorëzuar në Ministri një peticion me 1.300 nënshkrime duke kërkuar rikthimin e programeve arsimore.
Këshilltari politik në MASHT, Valmir Gashi ka thënë se e kanë formuar një grup punues, i cili pritet të dalë me një raport se si do të veprohet ndaj kërkesës së studentëve. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Kërkohet ndryshimi i vendimit që ia lë vetëm Fakultetit të Edukimit përgatitjet për profesorë
-
Udhëzimi që favorizon Edukimin, e diskriminon shumë departamente në UP
-
Studentët e Edukimit nesër bojkotojnë mësimin shkaku i mungesës së bursave
-
Studentët përsëri protestojnë para MASHT-it për bursat studentore
-
UP-ja rikthen studentët e doktoratës që gjashtë vjet më parë i përjashtoi Senati