Studentë të Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore të hënën kanë deponuar në Ministrinë e Arsimit një peticion.
Kërkesa e vetme e studentëve është që kjo Ministri të shfuqizojë një vendim të vitit 2012, në bazë të të cilit, kuadrot për mësimdhënie i përgatit vetëm Fakulteti i Edukimit, raporton KTV.
Para se të merrej ky vendim, një i diplomuar nga Fakulteti i Edukimit ka mundur të japë mësim vetëm në nivelin fillor, ndërsa ai i FSHMN-së në shkolla të mesme.
Studentët e kanë përkrahjen e menaxhmentit të Fakultetit.
Dekani i FSHMN-së thotë se me vendimin e Ministrisë nuk janë pajtuar asnjëherë.
Edhe
Kërkohet rikthimi i programeve arsimore në 3 njësi akademike të UP-së
Ai tregon se kërkesë zyrtare me arsyetimet pse duhet shfuqizuar ky vendim kanë dërguar për herë të fundit në dhjetor të 2017-s.
Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit shkurt kanë thënë se peticionin e kanë pranuar dhe kërkesa do të shqyrtohet ditëve në vazhdim.
-
Studentët e Edukimit duan dy provime në afatin e nëntorit, Fakulteti: E pamundur
-
Udhëzimi që favorizon Edukimin, e diskriminon shumë departamente në UP
-
Fakulteti i Edukimit ofron mbështetje me studentë në zëvendësimin e mësimdhënësve shtatzëna
-
Studentët e Edukimit nesër bojkotojnë mësimin shkaku i mungesës së bursave