Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kërkohet mundësimi i qasjes në ndërtesat e institucioneve për personat me aftësi të kufizuara

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama se bashku me drejtorin e Shëndetësisë, Izet Sadikun dhe drejtoreshën e shërbimeve publike kanë mbajtur takim me personat me aftësi të kufizuara.

Në këtë takim diskutuan për kërkesat e tyre dhe kryetari u zotua se do të punojë në përmbushjen e këtyre kërkesave.

Ndër sfidat më të mëdha u theksua mungesa dhe vështirësia e qasjes në institucione të ndryshme.

Të pranishëm ishin edhe fëmije të cilët para kryetarit shpalosen kërkesat e tyre, posaçërisht në aspektin e qasjes në shkolla dhe hapësirave publike për kalimin e kohës së lirë.

Gjithashtu janë kërkuar parkingje për personat me aftësi të kufizuara. Për këtë Rama ka thënë se janë në proces të rregullores për parking.