Është kërcënuar sërish prokurori i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, Rasim Maloku.
Lajmin e ka konfirmuar Zyra e kryeprokurorit të Shtetit, ku thotë se nëpërmjet një mesazhi telefonik Maloku ka pranuar sërish kërcënime me likuidim fizik të familjarëve të tij.
“Këto kërcënime serioze ndaj prokurorit Maloku vijnë si rrjedhojë e veprimeve të ndërmarra nga ai gjatë ushtrimit të detyrave si prokuror”, thuhet në njoftim.
Zyra e kryeprokurorit të Shtetit njofton opinionin se kërcënimet ndaj prokurorit Maloku janë duke u trajtuar seriozisht nga organet kompetente dhe me nivelin e duhur të urgjencës, në mënyrë që kërcënuesit të dalin sa më parë para drejtësisë.
Zyra e kryeprokurorit të Shtetit qëndron fuqishëm afër prokurorit Maloku, duke ia ofruar mbështetjen e plotë për punën dhe përkushtimin e tij, në ushtrimin e funksionit kushtetues dhe ligjor në hetimin dhe ndjekjen e kryeseve të veprave penale.
LEXO EDHE: Shoqata e Prokurorëve dënon kërcënimet ndaj prokurorit Maloku
Po ashtu, Zyra e kryeprokurorit të Shtetit siguron opinionin publik se kërcënimet ndaj prokurorëve nuk do t'i zmbrapsin asnjë hap dhe në asnjë mënyrë synimet dhe përpjekjet tona të vazhdueshme për forcimin e shtetit ligjor, thuhet në reagimin e Zyrës së kryeprokurorit të Shtetit.
Edhe
Çollaku: Do të ishte mirë të mos refuzohet kthimi i prokurorëve në veri, pasi të verifikohen
Ndërkaq, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka reaguar duke dënuar fuqishëm kërcënimin e vazhdueshëm të prokurorëve, specifikisht Malokut.
“Këto kërcënime të vazhdueshme ndaj prokurorit janë plotësisht të papranueshme dhe kanë për qëllim që të mbjellin frikë te prokurorët dhe familjet e tyre, si dhe bëhen me qëllim që ata të ndihen të pasigurt në ushtrimin e funksioneve të tyre kushtetuese dhe ligjore. Këshilli Prokurorial i Kosovës siguron opinionin publik se asnjë kërcënim nuk do t’i zmbraps prokurorët e shtetit që të punojnë për sundimin e rendit dhe ligjit dhe për fuqizimin e shtetit ligjor, andaj u bëjmë thirrje organeve të sigurisë që këtë rast ta trajtojnë me seriozitetin më të lartë dhe të gjitha ata të cilët qëndrojnë prapa këtyre kërcënimeve t’i nxjerrin para drejtësisë”, përfundon reagimi i KPK-së.
-
Prokurori i Themelores në Mitrovicë kërcënohet gjatë seancës, reagon Kryeprokurori i Shtetit
-
Kelmendi sfidon shkarkimin në gjykatë
-
Hajdaraj i bën thirrje presidentes të mos ndërhyjë në punët e sistemit prokurorial: Askush s’është kërcënuar e shantazhuar
-
Osmani s’e njeh vendimin për ta shkarkuar u. d. kryeprokurorin Kelmendi