Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH) janë të shqetësuar me aktin e ofendimit, kërcënimit dhe sulmit ndaj prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Valdet Avdiu, që ka ndodhur pas seancës gjyqësore në objektin e Gjykatës Themelore në Ferizaj, e që ndërlidhet me punën e tij zyrtare.
Për KPK-në dhe ZKPSH-në, aktet e tilla ndaj prokurorëve, janë të patolerueshme dhe se të njëjtat merren shumë seriozisht.
“KPK dhe ZKPSH qëndrojnë fuqishëm pranë prokurorëve, i mbështesin ata në punën e tyre të përditshme dhe i inkurajojnë në përmbushjen e misionit të tyre. Andaj, të gjithë ata që mendojnë se me akte të tilla do të tentojnë të ndikojnë që prokurorët e shtetit të zmbrapsen nga ndjekja e kryeseve të veprave penale e kanë gabim, sepse prokurorët do të vazhdojnë punën e tyre për të cilën janë betuar dhe për të cilën i obligon Kushtetuta dhe ligjet e Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e KPK-së.
KPK dhe ZKPSH sigurojnë publikun se kjo çështje është duke u trajtuar seriozisht dhe me nivelin e duhur të urgjencës të cilën e meriton kjo situatë.
-
Prokurori i Themelores në Mitrovicë kërcënohet gjatë seancës, reagon Kryeprokurori i Shtetit
-
Sulmohet një prokuror i Pejës
-
Kërcënohet u.d. i kryeprokurorit të Prizrenit, KPK-ja “e dënon ashpër”
-
Prokuroria e Ferizajt njofton për një aksion që po zhvillohet në disa rajone të Kosovës
-
Kërcënohet sërish prokurori Rasim Maloku