Shoqata e Prokurorëve të Kosovës, ka reaguar lidhur me kërcënimet të cilat i janë bërë Prokurorit të Departamentit të Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Rasim Maloku dhe familjes së tij.
Ata përmes një komunikate për media, kanë kërkuar edhe nga Policia që të ndërmarrin masa ndaj personave përgjegjës.
“Duke marr parasysh kërcënimet e kohëve të fundit ndaj prokurorëve të shtetit të niveleve të ndryshme, si shoqatë e prokurorëve të Kosovës, dënojmë çdo akt të kundërligjshëm të çdo individi kundër prokurorëve. Andaj, Shoqata e Prokurorëve kërkon nga Policia e Kosovës, që sa më parë të kapen ata të cilët kërcënuan, Prokurorin Maloku dhe familjen e tij, si dhe të njëjtit të sillen para organeve të drejtësisë”, thuhet në njoftim.
Kjo shoqatë thotë se kërcënimet dhe sulmet ndaj prokurorëve të shtetit, nuk do të lëkundin asnjë prokurorë që të zbatojë ligjin dhe të ndërmerr të gjitha veprimet e mundshme ligjore për të sjellë para drejtësisë të gjithë ata që dyshohen se kanë kryer vepra penale.
-
Kërcënohet sërish prokurori Rasim Maloku
-
Reagon Shoqata e Prokurorëve: Nuk do të përkulemi para kërcënimeve
-
Prokurori i Themelores në Mitrovicë kërcënohet gjatë seancës, reagon Kryeprokurori i Shtetit
-
Prokurorët paralajmërojnë se do ta ndjekin penalisht Qeverinë për vendimin për paga
-
Sulmohet një prokuror në Ferizaj, reagojnë KPK-ja dhe ZKPSH-ja