Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kërcënohen prokurorët Miliq dhe Sylejmani, reagon Këshilli Prokurorial

Prishtinë, 11 maj - Këshilli Prokurorial i Kosovës shpreh shqetësimin lidhur me kërcënimin që i është bërë prokuroreve të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Radica Miliq, njëherësh anëtare e KPK-së, dhe Fikrije Sylejmani, e që ndërlidhet me punën e tyre zyrtare.

Për ne si Këshill, aktet e tilla të kërcënimeve ndaj prokurorëve janë të patolerueshme dhe se ato merren shumë seriozisht. Ne qëndrojmë fuqishëm pranë prokurorëve, i mbështesim ata në punën e tyre të përditshme dhe i inkurajojmë në përmbushjen e misionit të tyre.

Këshilli Prokurorial i Kosovës siguron publikun se kjo çështje është duke u trajtuar seriozisht dhe me nivelin e duhur të urgjencës, të cilën e meriton kjo situatë, thuhet në reagimin e Këshillit Prokurorial.