Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kërcënohet prokurori i Prizrenit

 

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka reaguar ndaj kërcënimit që i është bërë prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Besim Susurit, që ndërlidhet me punën e tij zyrtare.

“Për Këshillin, aktet e tilla të kërcënimeve ndaj prokurorëve janë të pa tolerueshme dhe se të njëjtat merrën shumë seriozisht. Këshilli qëndron fuqishëm pranë prokurorëve, i mbështet ata në punën e tyre të përditshme dhe i inkurajon në përmbushjen e misionit të tyre”, thuhet në reagimin e tyre.

KPK siguron publikun se kjo çështje është duke u trajtuar seriozisht dhe me nivelin e duhur të urgjencës të cilën e meriton kjo situatë.