Presioni që zyrtari nga Zyra e Auditorit, Ejup Simnica, ia ka bërë gazetares sonë, Saranda Ramaj, që shkoi aq larg sa madje e kërcënoi familjen duke i shkuar në shtëpinë e prindërve, është i papranueshëm dhe i dënueshëm.
Është një përpjekje e neveritshme për presion e kërcënim, dhe si e tillë jo vetëm që duhet dënuar nga institucioni i shtetit, ku punon kërcënuesi i paturpshëm, por edhe duhet sanksionuar ashpër nga eprorët e tij. Për më tepër, duhet ndjekur sipas ligjit nga organet e rendit dhe të drejtësisë.
"Koha Ditore" qëndron pranë gazetares sonë dhe kërkon reagimin e shpejtë të të gjitha institucioneve përgjegjëse. Ky është minimumi që presim. Ndryshe, institucionet e shtetit do të dëshmohen se janë bashkëpjesëmarrëse në ngufatjen e fjalës së lirë dhe të gazetarisë së pavarur.
Redaksia
Koha Ditore
-
AGK reagon kundër frikësimit të familjes së gazetares Saranda Ramaj
-
Ramaj: S’kemi pasur asnjëherë gjuhë më armiqësore ndaj gazetarëve sesa këtë vit
-
AGK: Skandaloze sulmet e anëtares së OSHP-së ndaj gazetares Saranda Ramaj
-
Ramaj: Ndalimi i telefonit për gazetarët në Prokurori, praktikë e kundërligjshme
-
Ramaj: Gazetarët shihen si armiq