Në gjendje të rëndë është këndi i lodrave për fëmijët në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, sipas fotografive që ka siguruar KOHA të enjten.
Bëhet fjalë për këndin e lodrave që gjendet përballë konvikteve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë vend të lodrave efikase, ato janë tërësisht të dëmtuara. Tash hapësira e pashfrytëzueshme nga fëmijët, po shfrytëzohet nga të rriturit që e kanë mbushur me pije alkoolike e bërllok të gjithë parkun.
KOHA ka dërguar pyetje në drejtim të Drejtorisë së Parqeve për këtë çështje. Sapo të marrë përgjigje, artikulli do të përditësohet.
Dëmtimi i këndit të lodrave për fëmijët është gjë “e zakonshme”. Në shumë raste raportohet për shkatërrim të këtyre parqeve. Në prill, dëme të mëdha pati pësuar këndi i lodrave në lagjen “Ulpiana”.
{gallery}