Politikani kosovar në Gjermani, Besnik Kelmendi, është takuar në forumin politik në Essen me kryetarin e ri t CDU-së, Amin Laschet, ku ndër të tjera ka diskutuar për liberalizimin e vizave Kosovë – Serbi, liberalizimin e vizave për Kosovën.
Laschet ka premtuar përkrahjen e tij, dhe se do të bëjë më të mirën për komunitetin shqiptar.
“Të dashur miq! Unë sot mora pjesë në forumin politike në Essen me Kancelarin e ardhshëm të Gjermanisë, z. Armin Laschet CDU-së. Ku gjatë takimit me të pata rastin t’i shpreh edhe njëherë urimet më të përzemërta në këto zgjedhje federale. Gjithashtu diskutuam në parim për çështjen e dialogut Kosovë -Serbi, liberalizimin e vizave, përmirësimin e procedurave në termin në Ambasadë, njohjen e patentave të shtetaseve shqiptare, ku mora mbështetjen dhe përkrahjen e tij se do të bëje më të mirën për komunitetin Shqiptare. Ndaj, nëpërmjet këtij mesazhi dëshiroj ti bëje një thirrje publike të gjithë bashkëkombasit e mi, me të drejte vote në Gjermani që të dalin masivisht në këto zgjedhje federale dhe të mbështesin partin CDU. Sepse partia CDU ka qenë është dhe do të mbetet e palëkundur në përkrahjen e Shqiptareve drejte familjes tone të madhe Evropiane”, ka thënë Kelmendi në një mesazh në rrjetet sociale.
*Artikull i sponsorizuar
-
Merzi paralajmëron ndryshime në kabinetin e tij
-
Sorensen për vizitën në Kosovës e Serbi: Pashë përkushtim për normalizim e marrëdhënie të mira fqinjësore
-
Nisma do ta mbështesë PDK-në në zgjedhjet e 7 qershorit
-
Kurti falënderon Luksemburgun për mbështetjen prej 50 milionë eurove
-
Sorensen sot në Kosovë për takim me Kurtin