Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) më 10 dhjetor 2020 ka shpallur tenderin për Ndërtimin e Spitalit në Podujevë me vlerë të parashikuar 9,159,833.81 euro.
Sipas tyre, për këtë projekt në buxhetin e vitit 2020 figurojnë 150,000.00 euro, ndërsa në projektligjin për buxhetin e vitit 2021 ky projekt nuk ekziston fare.
KDI përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Qeveria dhe Kuvendi që të adresojnë këtë çështje para aprovimit të ligjit për buxhetin e vitit 2021.
Artikuj të ngjashëm