Katër persona kanë vdekur nga koronavirusi në Kosovë të dielën, ndërsa nga 7.953 testime, 1.096 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Sipas MSH-së, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 53 pacientë, derisa numri i rasteve aktive është 7.854. Numri total i të infektuarve ka arritur në 116.247, ndërsa i të vdekurve në 2284. I të shëruarve në 106.109.
Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 116.247 raste pozitive, 2.284 të vdekur dhe 106.109 të shëruar. Deri më tani janë testuar 817.139 persona.