Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Katër raste të reja me COVID-19 të dielën në Kosovë

Katër persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 të dielën në Kosovë nga gjithsej 243 testime të kryera.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë nga koronavirusi.

Gjatë së njëjtës periudhë janë shëruar edhe nëntë të infektuar deri më sot, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 225.199.

Me këtë rast edhe numri i rasteve aktive ka rënë në 59.