Policia në Shqipëri ka njoftuar se ka arrestuar katër persona pas zjarrit që përfshiu të martën një ndërtesë në Tiranë.
Top Channel ka raportuar se në mesin e të arrestuarve është edhe menaxheri e marketit, i cili ndodhej në katin e parë, nga ku dyshohet se nisi zjarri që më pas përpiu të gjithë fasadën e pallatit. Është arrestuar edhe administratori i ndërtesës dhe dy persona të tjerë.
Nga zjarri janë dëmtuar 71 apartamente, ndërkohë që po verifikohet se sa prej tyre janë djegur plotësisht dhe sa pjesërisht.
Burime të Top Channel kanë thënë se administratori i firmës që ka ndërtuar ndërtesën është shpallur në kërkim nga Policia.
Kompania ka reaguar një ditë pas ngjarjes duke thënë se objekti është ndërtuar në përputhje me lejen e ndërtimit dhe punimet e kryera në godinë janë kontrolluar dhe certifikuar nga organet kompetente.
-
Dy zjarrfikës në mesin e shtatë të asfiksuarve nga zjarri që përfshiu ndërtesën në Tiranë
-
271 të arrestuar në një javë protesta në Shqipëri
-
68 të arrestuar dje gjatë protestës në Shqipëri
-
Arrestohen 5 persona, 15 tjerë në kërkim për sulmin ndaj Gjykatës së Apelit
-
Protestuesit i vënë zjarrin Komisariatit nr. 3 në Tiranë