Fasada e një ndërtese është përfshirë nga zjarri pasditen e së martës në Tiranë.
Ndërtesa gjendet përballë spitalit “Nënë Tereza”, raporton Euronews Albania.
Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar, por vetëm për dëme të konsiderueshme materiale.
Në pamjet e publikuara shihen banorët duke u larguar nga ndërtesa, mes tyre edhe të moshuar.
Në vendin e ngjarjes ndodhen ekipet e zjarrfikësve dhe gjithashtu edhe ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Besfort Lamallari.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje.
Dy zjarrfikës në mesin e shtatë të asfiksuarve nga zjarri që përfshiu ndërtesën në Tiranë
E tërë ndërtesa është djegur në Tiranë pas përfshirjes nga zjarri pasditen e sotme. Nga kjo ngjarje shtatë persona janë asfiksuar mes tyre dy zjarrfikës. Menjëherë pasi zjarri përfshiu ndërtesën filloi evakuimi i banorëve derisa personat e moshuar janë ndihmuar të largohen nga ndërtesa.
Në vendin e ngjarjes përveç zjarrfikësve, shuarjen e flakëve po e ndihmojnë edhe 2 helikopterë, raporton Top Channel.
Përveç ekipeve të shpëtimit, atje doli edhe ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Besfort Lamallari.
Ndërtesës përball spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë fillimisht iu përfshi vetëm fasada mirëpo flakët u përhapën me shpejtësi.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje.
-
Dy zjarrfikës në mesin e shtatë të asfiksuarve nga zjarri që përfshiu ndërtesën në Tiranë
-
Lamallari paralajmëron shpallje të tjera “non grata”
-
Bie fasadë nga një ndërtesë te “Qafa” në Prishtinë
-
Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Prishtinë, lëndohet një person
-
Katër të arrestuar për zjarrin në ndërtesën shumëkatëshe në Tiranë