Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kastrati, reformat në arsim u bënë për ngritje të cilësisë

Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati derisa po raporton në Komisionin për Arsim rreth reformave që ka ndërmarrë në arsim në komunën që e drejton, tha se këto reforma janë bërë për qëllim të ngritjes së cilësisë së arsimit.

Ai tha se në 7 shkolla të kësaj komuna janë më me pak se 5 nxënës për shkollë.

"Trendi i uljes së nxënësve është 40 përqind. 7 shkolla janë me më pak se 5 nxënës për shkollë. Unë habitem se si ka mundur të vijë deri në këtë gjendje, por nuk mund të vazhdojmë kështu", tha ai.

Kastrati tha se iniciativa e tij po sabotohet nga individ politik.

"Ajo çka ne po bëjmë është zbatimi i ligjit. Nuk jam i verbër dhe as i shurdhër për sabotimin e iniciativës nga individ të caktuar, por nuk i nënshtrohemi presionit politik. Nuk mund t’ia lejoj vetës që gjatë qeverisjes time një nxënës të shkojë në shkollë pa nxënës të tjerë, pa pasur kushte", tha ai.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Ramë Likaj, tha se edhe Komuna e Kamenicës edhe prindërit duhet të kenë mirëkuptim, me qëllim që nxënësit të kthehen në objektet shkollore.

"Të dy palët të kenë mirëkuptim. Nxënësit duhet të kenë qasje në mësim dhe këtë e kanë të garantuar me Kushtetutë. 

Likaj tha se ka kërkuar nga kryetari i Kastrati shtyrjen e reformave, në mënyrë që nxënësit të kenë qasje në shkollë, duke shtuar se janë duke bërë një studim me Bankën Botërore për këtë çështje.

“Kam kërkuar nga kryetari Kastrati një lloj shtyrje të kësaj reforme. Unë kam kërkuar që ta kemi një zgjidhje të favorshme që këta fëmijë të kenë qasje në shkollim. Ne si ministri e kemi marr përsipër që të bëjmë një studim me Bankën Botërore për një komunë për organizimin e rrjeti të shkollave dhe është një reformë që duhet të përfshijë krejt Kosovën. Ajo çka është e vullnetit që ne duhet të bëjmë çdo gjë që është e mundur që këta fëmijë t’i kthehen procesit mësimor, e sidomos në këtë vit që po ballafaqohemi me pandeminë, kërkesa jonë është që të dy palët me gjet mirëkuptim”.

Kritika për reformat e Komunës së Kamenicës ka pasur deputeti i LVV-së Shpejtim Bulliqi,

"Avokati i popullit, keni bërë shkelje që nuk i keni respektuar. E thatë që janë individ dhe parti, por e ki komplet komunitetin. Madje kemi fotografi, ja ky është një fotografi që u ka bërë këshilli i prindërve. E keni edhe vendime të tjera të këshillit të prindërve por që deri më tani nuk i keni përfillur. Për të bërë reformë është dashur të bëni një raport, në këtë reformë që e keni nisur të angazhoni ekspertë e jo OJQ", tha ai.

Kryetari i Kamenicës Qëndron Kastrati, tha se e kanë njoftuar me kohë komunitetin për reformat e ndërmarra, por që tha se këtë sabotim po e bëjnë anëtarë të Vetëvendosjes.

"Këtu është vetëm një subjekt, është Lëvizja Vetëvendosje. Aty paraqiten si prindër edhe që nuk janë të martuar hiç. Mos të bëjmë politikë për një grusht vota", tha ai./KSP

Artikuj të ngjashëm