Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Qëndron Kastrati, derisa ka folur për aksionin e sotëm të PSD-së kundër Gjykatës Speciale, ka thënë se qëllimi i saj është për ta barazuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës me atë se çfarë kanë bërë forcat paramilitare serbe.
Të hënën në “60 Minuta” të KTV-së, Kastrati ka thënë se institucionet e vendit do të duhej të bënin monitorim të kësaj gjykate, pasi sipas tij, ka shkelje të shumta të të drejtave të njeriut në tërë procesin.
“Kjo gjykatë e ka një mision për ta barazuar UÇK-në me atë që e kanë bërë forcat paramilitare serbe. I tërë procesi është i ndërtuar nga dosjet që Serbia mundohet në të ardhmen të ndërtojë një storje ku kinse të dy palët kanë bërë krime. Institucionet e Kosovës janë kërcënuar, kushtëzuar e shantazhuar edhe për të ardhmen e Kosovës. Po të ishte kjo gjykatë e Kosovës dhe po të ishin institucionet si duhet, të paktën do ta bënim një monitorim. Kuvendi ka të drejtë të organizojë një irganizatë ndërkombëtare, pasi neve nuk po na besojnë, për të monitoruar shkeljet e të drejtave të njeriut, ka jashtëzakonisht shumë shkelje të të drejtave të njeriut në tërë këtë proces”, është shprehur ai.
Sipas Kastratit, aksionin e sotëm nuk do të duhej ta zhvillonte vetëm PSD-ja, por edhe veteranët, por siç ka thënë ai, kanë frikë se mund të bëjnë dëm për ish-krerët që po mbahen në Hagë.
“Këtë aksion nuk do të duhej ta bënte vetëm PSD-ja, por edhe veteranët. E kam përshtypjen se ata janë të frikësuar dhe mendojnë se mund t’u bëjnë dëm atyre atje në gjykatë. Në fund të fundit po kërkojmë respektimin e të drejtave të njeriut dhe proces të drejtë”, ka thënë ai.
-
PDK për kërkesën e Prokurorisë së Speciales: Po synohet barazimi i viktimës me agresorin
-
Kastrati: Shteti të bëjë strategji kombëtare për veriun
-
Haziri: Drejtësia e vendosur përmes Speciales të jetë e barabartë për të gjithë
-
Protestohet kundër Gjykatës Speciale
-
PSD-ja për Specialen: Vendimet e kësaj gjykate s’kanë legjitimitet te populli i Kosovës