Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kapet “sasi e konsiderueshme” e barnave të kontrabanduara nga Shqipëria e Serbia

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një automjet të dyshuar në rajonin e Prishtinës dhe se në të ka zbuluar “sasi të konsiderueshme barnash të kontrabanduara nga Shqipëria e Serbia”.

Nuk është bërë e ditur as vlera e mallit në fjalë.

Në një njoftim për media të martën, Dogana ka njoftuar se mallrat janë konfiskuar dhe se kanë filluar procedurat ligjore kundër personave të përfshirë.

“Dogana e Kosovës, së bashku me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, vazhdon të jetë e përkushtuar në luftën kundër krimit dhe në ruajtjen e shëndetit të popullsisë”, thuhet në njoftim.

{gallery}