Situatë e pazakontë është krijuar në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa salla është mbuluar nga tymi.
Opozita është e vendosur të mos lejojë jetë normale parlamentare deri në plotësimin e kërkesave të saj: Ngritjen e komisioneve hetimore, përfshirjen në komisionin e reformës zgjedhore mazhoranca të heqë dorë nga përfshirja në zhvillimet e brendshme të opozitës.
Ndërsa është krijuar situatë e pazakontë në Kuvend, deputeti Saimir Korreshi ka ndezur tymuese në sallë.
Seanca plenare e kësaj të enjteje nuk zgjati më shumë se 20 minuta.
Deputetët janë përfshirë edhe në debate mes tyre, ndërsa kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla drejtoi seancën, edhe pse mes zhurmës së rënies së tavolinave nga opozita.
Ndërsa kaosi vijonte, Berisha ka hyrë drejtpërdrejtë në Facebook duke ka hedhur akuza ndaj Qeverisë./TCH
-
Zjarr e tymuese në Kuvendin e Shqipërisë
-
Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, opozitarët “barrikadojnë” foltoren
-
Kuvendi i Shqipërisë “në zjarr”, protesta jashtë e tensione brenda
-
Opozita e Shqipërisë e çon protestën në Kuvend
-
Formohet Qeveria “Rama IV”, Kuvendi sërish me tensione ndërpritet pas 25 minutash