Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka raportuar se është kanosur nga dy persona të martën mbrëma. Policia ka arrestuar të dyshuarit.
Sipas njoftimit të Policisë, Totaj e ka njoftuar Policinë për kanosjen të martën rreth orës 20:00.
“Kryetari ka thënë se është kanosur nga një i dyshuar. I dyshuari ia ka përcjellë mesazhin nëpërmjet të dyshuarit të dytë, te djali i Totajt”, ka thënë Policia.
Siç bën të ditur Policia, njëri nga të dyshuarit është i pakënaqur me vlerësimin që Komuna e Prizrenit ia ka bërë pronës së tij.
“Fjala është për një pronë-shtëpi e cila ka disa vite që pengon përfundimin e rrugës “tranziti i ri” në Prizren”, ka thënë Shaqir Bytyqi, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit.
Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.
-
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kanosjen e kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj
-
Kryetari i Prizrenit raporton në Polici se është kanosur nga ish-deputeti Zafir Berisha
-
Arrestohet i dyshuari që kanosi tre policë në Prizren
-
Duke kanosur policët rrëzohet e bëhet për spital prizrenasi
-
Kanoset një zyrtar i QKUK-së