Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kandidatja e PD-së nga Gjirokastrës kërkon mandatin e deputetes

Pas betimit të djeshëm të 3 deputetëve demokratë në Kuvendin e Shqipërisë , një tjetër rrjedhje vjen nga radhët e PD-së.

Kandidatja e PD, në Qarkun e Gjirokastrës, Fatjona Koço Dhimitri ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke kërkuar mandatin e deputetit, njofton Dita.

Fatjona Dhimitri ka qenë e renditur në listën e Partisë Demokratike në Qarkun e Gjirokastrës me numrin 7, ndërsa në këtë Qark PD arriti të fitojë vetëm një mandat, atë të Tritan Shehut.

Me këtë numri i deputetëve të rinj, që zëvendësojnë deputetët e opozitës që dogjën mandatet, hip në 24.