Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot mandatohen 6 deputetë të tjerë nga PD dhe LSI për Kuvendin e Shqipërisë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë do u japë sot mandatin edhe gjashtë kandidatëve nga listat vijuese të PD-së dhe LSI-së. Kandidatët që kanë pranuar të marrin mandatin janë tre nga lista e PD-së dhe tre nga lista e LSI-së, duke e çuar në 10 numrin e kandidatëve nga listat e partive opozitare në zgjedhjet e 2017-ës, që deri më tani kanë pranuar mandatin e deputetit. Së bashku me Lefter Kokën nga LSI, Mylsim Murrizin dhe Rudina Hajdarin nga PD, opozita e re në Kuvend, pas djegies së mandateve në bllok nga PD-LSI dhe aleatët e djathtë, tashmë jo parlamentarë, shkon deri më tani në 13 deputetë.

Kështu opozitës së re, i shtohen edhe emrat e Lefter Maliqit, Ligoraq Karamelos, Majlinda Halilit, Edlira Hysenit, Ediola Brahës dhe Elda Hotit. Më herët mandatin e pranuan edhe katër emrat nga listat e LSI-së; Ylli Shehu, Enver Roshi, Edmond Rrushaj dhe Aurora Mara.

Pas djegies së mandateve nga deputetët e PD-së dhe LSI-së në Kuvend po formohet një opozitë e re, pasi një pjesë e emrave nga listat e këtyre partive kanë dalë kundër vendimeve të grupeve duke pranuar mandatin.

Kandidatët që do të marrin mandatin;

Lefter Maliqi-qarku Berat në vendin e Astrit Veliajt nga PD-ja

Edhe Parlamentit të Shqipërisë i mungojnë edhe 20 deputetë, pas djegjegies së mandatave të opozitës Arbëri Parlamentit të Shqipërisë i mungojnë edhe 20 deputetë, pas djegjegies së mandatave të opozitës

Ligoraq Karamelo-qarku Korçë në vendin e Klevis Balliut nga PD-ja

Majlinda Halili-qarku Tiranë në vendin e Gent Strazimirit nga PD-ja

Edlira Hyseni-qarku Durrës në vendin e Nora Malajt nga LSI-ja

Elda Hoti-qarku Lezhë në vendin e Viktor Tushajt nga LSI-ja

Ediola Braho-qarku Gjirtokastër në vendin e Vangjel Tavos nga LSI-ja

Ndërkohë që në mbledhjen e sotme, do të regjistrohen edhe katër parti të reja në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Edhe Vijojnë dezertimet nga PD, edhe 24 karrige bosh nga opozita në Parlament Arbëri Vijojnë dezertimet nga PD, edhe 24 karrige bosh nga opozita në Parlament

Mes partive që kanë dorëzuar dokumentacionin për t'u regjistruar në zgjedhje është edhe Partia Kombëtare Konservatore Albania e drejtuar nga Kujtim Gjuzi, i cili gjithashtu ka deklaruar se do të pranojë mandatin e deputetit nga listat e PD-së.

Partitë e tjera që do të regjistrohen janë; Partia Uniteti Kombetar, Partia Socialiste e Moderuar, Partia Emigracioni Shqiptar.