Kuvendit pritet t’i shtohen edhe dy deputetë të opozitës, një nga PD dhe një nga LSI. Ambra Borova nga lista shumë emërore e Lëvizjes Socialiste për Integrim, qarku Shkodër, dhe kandidati për deputet nga lista shumë emërore e Partisë Demokratike, në qarkun e Elbasanit Arben Elezi dorëzuan pranë KQZ-së formularët e dekriminalizimit.
Ata plotësuan sot formularët, duke shprehur në këtë mënyrë vullnetin për të marrë mandatin e deputetit, pas dorëzimit të mandateve nga ish-deputetët e PD dhe LSI.
Hapi i radhës ngarkon KQZ-në të nisë procedurat e dhënies së mandatit për dy deputetët e opozitës, pas nënshkrimit të deklaratës së dekriminalizimit.
Me këta kandidatë, lista e deputetëve që zëvendëson ata që dogjën mandatet arrin në 18.
-
Sot mandatohen 6 deputetë të tjerë nga PD dhe LSI për Kuvendin e Shqipërisë
-
Kosova i shtohet listës së “dekriminalizimit” të politikës shqiptare
-
Parlamentit të Shqipërisë i mungojnë edhe 20 deputetë, pas djegjegies së mandatave të opozitës
-
Një tjetër kandidate e LSI-së për deputete në vend të mandateve të “djegura”
-
Vijojnë dezertimet nga PD, edhe 24 karrige bosh nga opozita në Parlament