Bardh Krasniqi, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për asamblist në Prishtinë në zgjedhjet e fundit lokale, është zgjedhur kryeshef ekzekutiv i ndërmarrjes publike lokale “Sport Marketing”. Ai kishte aderuar në LDK verën e vitit 2021.
Krasniqi ka fituar më së shumti pikë në garën për të qenë kryeshef i “Sport Marketingut”, bazuar në vlerësimin veçmas dhe të pavarur nga komisioni vlerësuar, siç ka njoftuar Komuna e Prishtinës të enjten.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi është vlerësuar me 37 pikë. Kandidati Arton Shabani ka pasur 28 pikë, Fitim Havolli 25.5 dhe Valon Berisha 25.
Komuna e Prishtinës udhëhiqet nga LDK-ja me kryetarin Përparim Rama.
Për emërime politike në Komunën e Prishtinës ka pasur akuza nga opozita. Lëvizja Vetëvendosje akuzoi LDK-në ditë më parë se ka emëruar politikisht kryeshefin e “Prishtina Parkingut”, Sokol Havolli.
