Ish-drejtori i Sportit në komunë të Prishtinës, Bardh Krasniqi është riemëruar kryeshef në ndërmarrjen publike “Sport Marketing”, pozitë të cilën më parë e kishte liruar për t’u bërë drejtor në komunë.
Rikthimi i tij në krye të “Sport Marketingut” ndodhi pas shkarkimit nga Komuna e Prishtinës javë më parë. Krasniqi ia liroi vendin drejtorit të tanishëm nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Mushica.

Në mes të korrikut, LDK-ja e kryetarit Përparim Rama arriti koalicion me AAK-në, që i mori tri drejtori. Koalicioni erdhi disa muaj pas prishjes së koalicionit me Partinë Demokratike të Kosovës.
Pasi i liroi vendin Mushicës, Krasniqi u njoftua se do të vazhdojë punën “me një rol të rëndësishëm në strukturat planifikuese dhe organizative të Lojërave Mesdhetare 2030”.
-
AAK-ja merr tri drejtori për mbështetjen që ia dha LDK-së në Prishtinë
-
LDK-ja me marrëveshje për koalicion me AAK-në në Prishtinë
-
Ish-basketbollisti, Bardh Krasniqi, emërohet drejtor i Sportit
-
Rama konfirmon bashkëqeverisjen me PDK-në
-
LDK-ja tha se s’ka koalicion me PDK-në, Rama flet për bashkëqeverisje me disa parti