Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kancelari austriak sonte në Kosovë, marrëveshja me Serbinë kusht për BE-në

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz pritet që sonte, në mbrëmje, të arrijë në Kosovë.

Siç merret vesh, ai do të takohet me presidentin e vendit, Hashim Thaçi si dhe me kryeministrin Ramush Haradinaj. Po ashtu gjatë qëndrimit të tij në Kosovë do të zhvillojë takime edhe me ushtarët austriakë të KFOR-it.

Në njoftimin e kabinetit qeveritar të kryeministrit të Austrisë u tha se ai gjatë vizitës në Serbi dhe Kosovë do t’i japë mbështetje procesit të afrimit të vendeve të Ballkanit me BE-në dhe të inkurajojë perspektivën euroatlantike të këtyre vendeve, duke inkurajuar edhe vazhdimin e dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Arritja e një marrëveshje përmes dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, është kusht për anëtarësimin e plotë të dy vendeve në BE”, thuhet në njoftimin e Qeverisë austriake.

Bashkimi Evropian do të jetë i plotë vetëm pasi të jenë anëtarësuar edhe vendet e Ballkanit Perëndimor” thuhet raportimin e APA-s.