Komuna e Kamenicës, është radhitur e treta në nivel të Kosovës për performancën më të mirë në kuadër të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”
Për këtë, ka shkruar kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati, i cili është shprehur i lumtur.
“Jam shumë i lumtur që Komuna e Kamenicës është radhitur e treta në nivel të Kosovës për performancën më të mirë, në kuadër të aksionit "Ta pastrojmë Kosovën". Sot pranova donacionin në vlerë prej 150.000 € nga Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z.Fatmir Matoshi dhe drejtorit të Let's Do it Kosova z.Luan Hasanaj. Kamenica është një nga qytetet më të pastra të Kosovës falë kulturës së banorëve për mbrojtjen e pasurive gjelbëruese. Komuna jonë u vlerësua me plot meritë për punën e vazhdueshme që e kemi bërë me task forcën komunale, në krye me koordinatorin dhe njëherit Nënkryetarin e Komunës z.Faton Jakupi. U jam mirënjohës të gjithë atyre që na ndihmuan në aksionin për pastrimin e Kamenicës”, ka shkruar ai.

Sot Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, së bashku me organizatën “Let’s Do It Kosova”, kanë ndarë grantin prej 1.2 milion euro për komunat fituese të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, aksion ky i cili kishte zgjatur tre muaj, në fund të vitit 2018.
-
Ndahen 1.2 milion euro për dhjetë komuna që morën pjesë në fushatën “Ta Pastrojmë Kosovën”
-
23 komuna përfitojnë grantin e performancës për mjedis të pastër
-
Drenasi fiton grant mbi 160 mijë euro për mjedis të pastër
-
Kamenica me performancën më të mirë për vitin 2019, përfiton 286 mijë euro
-
Në “Ditën e Mjedisit” aksion pastrimi në liqenin e Vërmicës dhe disa komuna