Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Drenasi fiton grant mbi 160 mijë euro për mjedis të pastër

Komuna e Drenasit është përfituese e grantit për mjedis të pastër, duke fituar 163,446.00 euro.

Pas përfundimit të raundit të dytë të vlerësimit të perfoamrncës së komunave në kuadër të Grantit të Performancës - Mjedis i Pastër, i lansuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit dhe mbështetur nga organizata gjermane GIZ, Komiteti i grantit të performancës ka radhitur komunën e Drenasit në mesin e përfitueseve të për mjedis të pastër në vlerën prej 163,446.00 euro.

Vlerësimi i grantit të performancës në mjedis të pastër është bërë në tri kritere të qasjes, për tre indikatorë të qeverisjes së mirë të nxjerra nga sistemi i Menaxhimit të Performancës Komunale (SMPK) në Ministrinë e Pushtetit Lokal dhe tetë indikatorë të menaxhimit të mbeturinave, të nxjerra nga raportimi vjetor i komunave në Agjencionin për Mbrojtje të Mjedisit të Kosovës (AMMK) në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit.

Komuna e Drenasit vazhdon me sukseset e punëve të mira e transparente, të cilat janë duke u shpërblyer edhe me mjete financiare, mjete këto të cilat i dedikohen projekteve kapitale për mirëqenien e qytetarëve.

Komuna e Drenasit gjatë këtij viti ka fituar vendin e parë të Grantit të Performancës Komunale dhe vlera e këtij granti është mbi 803,000.00 euro.

Gjatë këtij viti, Drenasi ka fituar të gjitha grantet që janë ndarë nga ministri të ndryshme në Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe të organizatave të ndryshme ndërkombëtare.