Deputeti shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi, është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti të dielën.
Kamberi, me listën e tij “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi”, do të garojë në zgjedhjet në Serbi më 17 dhjetor.
Kamberi ka thënë se shqiptarët e Luginës s’duhet të mbesin pa përfaqësim të zëshëm.
“Shqiptarët e diskriminuar të Luginës nuk duhet e nuk guxojnë të mbesin pa zë përfaqësimi e pa përfaqësim të zëshëm. Sot, bashkë me partnerët e listës “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon - Shaip Kamberi”, në Prishtinë takuam kryeministrin Kurti të cilin e njoftuam për ecurinë e procesit të zgjedhjeve parlamentare të 17 dhjetorit. Njoftuam kryeministrin për rëndësinë e vazhdimit të përfaqësimit të shqiptarëve në parlament. Prandaj është me rëndësi që në zgjedhjet e 17 dhjetorit të vazhdohet përfaqësimi i drejtë e i denjë atje. Duhet që shqiptarët e Luginës, me votë, të sigurojnë përfaqësimin parlamentar dhe të vazhdojnë betejën politike për drejtësi e barazi”, tha Kamberi.
-
Kurti e Kamberi diskutojnë për zgjerim të mbështetjes për Luginën
-
Kurti uron Kamberin për mandatin e ri, cek rëndësinë e unifikimit të spektrit politik shqiptar në Luginë
-
Kamberi: Kosova e Shqipëria s’kanë faj që shqiptarët po garojnë në zgjedhje me dy lista
-
Kamberi: S’ka marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë nëse anashkalohet Lugina
-
Kurti e kandidatët shqiptarë për deputetë në Serbi: Një listë e përbashkët, përfaqësim më i mirë