Belgzim Kamberi, kryetar i Këshillit për të Drejtat e Njeriut, ka thënë se nuk mundet ta cilësojë si të mirë idenë ndryshimit të kufijve.
Në Rubikon të KTV-së ai ka thënë se problemi është te ata që e kundërshtojnë këtë ide, e të cilët, sipas tij, nuk kanë alternativë.
“Nëse ju thua qytetarëve të Luginës se nuk ka bashkim me Kosovën dhe nuk po ju jep alternativë atëherë po ju jep ruajtje të status quo-s”, ka thënë Kamberi.
“Mendoj që problemi më i madh është t’u themi qytetarëve të Preshevës rrini kështu siç jeni sepse atje ka dështu integrimi i shqiptarëve”, shtoi tutje ai.

Artikuj të ngjashëm
-
Kamberi: Shqiptarët e Luginës mund të bëhen temë e kontestit Kosovë - Serbi
-
Kamberi: S’ka marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë nëse anashkalohet Lugina
-
Kamberi: Çështja e Luginës së Preshevës të përfshihet në dialogun Kosovë - Serbi
-
Kamberi kërkon të përsëriten zgjedhjet në Luginë
-
Kamberi: Shqiptarët e Luginës po refuzohen nga shteti që qeveriset pothuajse vetëm nga Vuçiqi