Bartësi i Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, Shaip Kamberi, ka kërkuar që të përsëriten zgjedhjet parlamentare në Luginën e Preshevës.
Sipas tij, këto zgjedhje duhet të përsëriten pasi që më 3 prill shumë prej qytetarëve iu është mohuar e drejta e votimit.
“Pasivizimi i vendbanimeve të shqiptarëve që rezultoi me shlyerjen e tyre nga listat zgjedhore deligjitimoi procesin zgjedhor, sidomos në Luginën e Preshevës. Shumë shqiptarëve i është pamundësuar e drejta elementare. E drejta për të votuar. Kjo e bënë procesin zgjedhor jodemokratik. Zgjedhjet jo të lira. Prandaj zgjedhjet duhen të përsëriten në Luginën e Preshevës, duke zgjidhur paraprakisht çështjen e mohimit të së drejtës për të votuar për çdo qytetar të Luginës së Preshevës”, ka shkruar Kamberi në Facebook të martën.
Ish-deputeti në Parlamentin e Serbisë ka thënë se votat e konfirmuara deri tash për këtë koalicion nuk janë garanci për të fituar një mandat.
-
Kamberi thirrje ndërkombëtarëve: Duhet reagim urgjent politik e diplomatik për Luginën
-
Kamberi: Futja e shërbimit të detyrueshëm ushtarak ngjall shqetësim te shqiptarët në Luginë
-
Kamberi dorëzon rezolutë në Kuvendin e Serbisë për pozitën e shqiptarëve në Luginë
-
“Jemi gati të vetmuar përballë represionit serb - këto janë 5 kërkesat tona për Prishtinën dhe Tiranën”
-
Kamberi: Shqiptarët e Luginës mund të bëhen temë e kontestit Kosovë - Serbi