Arbëri

Kallas do ta takojë Kurtin sonte në një darkë pune

kurti - kallas

Foto: Arkiv

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas, do ta takojë kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, të enjten mbrëma.

Siç u njoftua nga zyra e Kurtit, Kallas do të jetë në darkë pune me të.

“Kryeministri në detyrë Kurti sonte në mbrëmje e pret për një darkë pune Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas me rastin e vizitës së saj në vendin tonë. Ky takim do të jetë një mundësi e mirë për të diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet Republikës sonë dhe Bashkimit Evropian si dhe temat me interes të përbashkët”, ka thënë zëdhënësi i qeverisë në detyrë.

Ishte e paqartë se kë saktësisht do ta takonte Kallasi në Kosovë, pasi në njoftimin e shërbimit Evropian i veprimit të jashtëm (EEAS) nuk tregohej. 

Përderisa për vizitat në Beograd dhe Shkup thuhej qartë se do t’i takojë presidentët, kryeministrat, ministrat e të tjerë, për vizitën në Kosovë vetëm thuhet se “do të takohet me përfaqësuesit e partive politike dhe organizatat e shoqërisë civile”.