Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kadrijaj: Qeveria bëri autogol kur vendosi masat e fundit anti-COVID

Ekonomisti Mustafë Kadrijaj ka thënë se ngritja e çmimeve nuk është e mirë por është e natyrshme në jetësimin e aktivitetit ekonomik në secilin shtet.

Ai ka thënë se kjo problematikë është duke e përcjellë Kosovën që nga pas lufta.

Kadrijaj ka shtuar se vendimi i fundit për mbyllje pati efektin e vet për daljen e kapitalit nga Kosova.

“Në shumë komisione parlamentare nuk janë njerëzit adekuat dhe kjo është për të ardhur keq. Ne i bëjmë thirrje Qeverisë të ketë kujdes në vendimet e veta, për shkak se vendimet ekonomike janë shumë të ndjeshme. Ne e kemi një import të madh, dhe çfarëdo rritje e çmimeve nga jashtë, varet edhe në Kosovë. Duhet të kemi kujdes sepse jemi vend i vogël dhe me ekonomi jo shumë të zhvilluar”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se mbyllja e fundit nuk ka qenë i menduar mirë, sepse kryeministri nuk mbylli kufijtë por gastronominë në vend, duke bërë kështu qytetarët të dalin në vendet përreth.

Sipas tij, sipas llogaritjeve për tri ditë nga Kosova kanë dalë 9 milionë euro.

Edhe Kadrijaj për rritjen e pagave në sektorin publik: Është padrejtësi ndaj sektorit privat Ekonomi Kadrijaj për rritjen e pagave në sektorin publik: Është padrejtësi ndaj sektorit privat

“Në momentin që largohet paraja nga vendi nuk kemi likuiditet financiar. Qeveritë në Kosovë nuk po dinë të i përcjellin vendimet e qeverisë përreth dhe kjo ka ndikuar që qytetarët të largohen nga vendi. Me këtë sjellje që bëri, i bëri autogol vetës dhe ekonomisë së vendit. Qeveria së pari është dashur të ndihmojë bizneset e pastaj të marrë masa. Meqenëse kauza e Qeverisë Kurti ka qenë me politika sociale, duhet që ata tash të jenë në përkrahje të biznesit”, ka thënë ai.

Kadrijaj ka thënë se Qeveria nuk duhet të marrë vendime sipas tekave të veta.