Ekonomisti Mustafë Kadriaj, ka thënë se Kosova është dashur të bëjë zgjidhje për energjinë deri më tash.
Ai ka kritikuar Qeverinë se nuk po u jep zgjidhje qytetarëve për të dalë nga kriza.
Ai në emisionin “Sot” në KTV, të martën, ka thënë se si rezultat i keqmenaxhimit vetëm ka shfajësime dhe arsyetime, por jo diçka konkrete.
Kadriaj ka thënë se çdo ditë e më shumë po grumbullohen problemet.
“Me ngrohje vetëm pjesa e urbane mund të bëjë zgjidhje dhe ajo në pjesët rurale. Qeveria nuk po jep shpresë, por po fut panik te qytetarët se do të ketë krizë gjatë dimrit. Po e paraqet një situatë sikur lufta nuk është në Ukrainë, por në Kosovë. Ne nuk jemi shtet që kemi bashkëpunim të lartë ekonomik me Ukrainën. Shteti ka marrë masa të vobekta”, ka thënë ai.
Edhe
Haradinaj kritikon Qeverinë në detyrë: Ka përkeqësuar kushtet e punëtorëve
Sipas tij, jeta e qytetarëve është vështirësuar për shkak edhe të inflacionit të lartë.
Ai ka thënë se nëse po mendohet që të vendoset një pagë minimale 250 euro, atëherë sipas tij, qytetarët nuk mund të kenë shpresë.
Ka shtuar se Qeveria po tregohet dorështrënguar për politika sociale.
Kadriaj ka deklaruar se edhe në rastin e grevave, Qeveria po e shfrytëzon shumicën parlamentare.
Edhe
Hasaj: Subvencionimi i energjisë, kërkesë e mirëkuptueshme
“Deri tash nga Qeveria ka vetëm shfajësim dhe akuza për ish-qeveritë tjera. Në këtë qeveri ministrat janë vetëm administratorë dhe nuk kanë guxim të shprehin planet dhe ambiciet e tyre. Deri më tani, kjo është qeveria më pak transparente deri tani”, ka thënë ai.
Sipas tij, edhe nëse votohet Ligji për paga, grupet e interesit brenda administratës shtetërore do të bëjnë ankesë në Gjykatën Kushtetuese dhe serish do të kthehet në pikën zero. Ka thënë se nëse ky ligj përmbyllet në vitin 2023, do të jetë sukses.