Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kaçaniku vendos sinjalistikën në vendkalimet hekurudhore

Komuna e Kaçanikut ka nisur një fushatë sensibilizuese për vetëdijesimin e qytetarëve, të cilët kalojnë mbi vendkalimet hekurudhore me qëllim të parandalimit të aksidenteve në komunikacion.

Deri tashti mbi vendkalimet e hekurudhave në këtë komunë janë vendosur gjithsej 16 shenja të komunikacionit, ndërkohë brenda një të ardhme të afërt do të vendosen edhe laura në disa vendkalime të hekurudhave, shkruan sot Koha Ditore.

Rreth kësaj çështjeje udhëheqësit e kësaj komune kanë mbajtur edhe takime me përfaqësues të hekurudhave të Kosovës me qëllim të parandalimit të aksidenteve, megjithëse deri tashti nuk ka ndodhur ndonjë aksident me fatalitet mbi hekurudhat në territorin e Kaçanikut.

Në një takim të përbashkët të këtyre institucioneve është diskutuar çështja e sigurisë së përgjithshme në komunikacionin hekurudhor. Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut, Ylber Bajra, ka thënë se gradualisht të gjitha vendkalimet mbi hekurudha do të shenjëzohen./Agim Ademi.

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)