Pas aksidenteve të shpeshta në hekurudha, kompania “Infrakos” ka bërë thirrje për respektimin e masave të sigurisë nga të gjithë përdoruesit e rrugëve, duke theksuar se mosrespektimi i tyre mund të rrezikojë jetën e qytetarëve dhe funksionimin e trafikut hekurudhor.
Kompania njoftoi se në linjën hekurudhore Fushë Kosovë–Pejë janë të instaluara laura automatike në vendkalimet hekurudhore, të cilat funksionojnë përmes një sistemi automatik të sensorëve dhe kanë për qëllim garantimin e sigurisë së trafikut hekurudhor dhe atij rrugor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Infrakosi” u ka bërë apel qytetarëve, operatorëve ekonomikë dhe drejtuesve të makinerive punuese që të respektojnë brezin e sigurisë pranë hekurudhës dhe të mos afrohen më pak se tre metra nga trupi i binarit, përveç rasteve kur janë të autorizuar dhe punimet zhvillohen në koordinim me autoritetet përgjegjëse.
Sipas kompanisë, respektimi i kësaj distance është thelbësor për funksionimin e pandërprerë të sistemit automatik të vendkalimeve dhe për sigurinë e trafikut.
“Infrakosi” njofton gjithashtu se çdo shkelje e brezit të sigurisë do të monitorohet përmes kamerave, ndërsa ndaj shkelësve do të ndërmerren veprime në përputhje me legjislacionin në fuqi, përfshirë raportimin e rasteve te organet kompetente.
“Siguria në hekurudhë është përgjegjësi e përbashkët. Me bashkëpunimin dhe kujdesin e secilit, kontribuojmë në mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe në zhvillimin e sigurt e të pandërprerë të trafikut hekurudhor”, thuhet në njoftimin e “Infrakosit”.
“Infrakosi” pati njoftuar në fillimin e vitit 2025 se ka nisur instalimin e 25 laurave automatike në rrugët që kryqëzohen me hekurudha. Por nuk dihet se sa prej tyre janë vendosur.