Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Biseda për sinjalizim në hekurudha

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim drejtorin e Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave të Kosovës, Shkëlzen Qorri, transmeton Koha.net.

Në takim u fol për sigurinë e komunikacionit, me theks të veçantë vendkalimet dhe sinjalizimet e tyre në vijën hekurudhore Fushë Kosovë-Pejë e cila kalon në komunën e Drenasit, mundësia për vendosjen e laurave në ato vende ku kërkesat dhe qarkullimi është më i madh.

Në territorin e Komunës së Drenasit janë 24 vendkalime hekurudhore, 19 prej tyre janë legale dhe 5 ilegale. Për vendkalimet e rrugëve regjionale obligim ligjor për sinjalizim dhe mirëmbajtje të tyre është Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ndërsa vendkalimet e rrugëve lokale i takojnë Komunës për sinjalizimin dhe mirëmbajtjen e tyre.