Ka nisur shpërndarja me postë e gjobave të komunikacionit në Komunën e Suharekës.
Sipas njoftimit, kundërvajtësit janë identifikuar përmes kamerave të sigurisë që ndodhen në qytet dhe monitorohen nga Policia.
“Informojmë edhe një herë qytetarët se jeni të detyruar të zbatoni rregullat e trafikut, me qëllim që së bashku t’i bëjmë rrugët tona më të sigurta dhe më të kalueshme për të gjithë. Kundërvajtësit, përveç që mund të ndalohen drejtpërdrejt nga patrullat policore, mund të identifikohen edhe përmes kamerave të sigurisë. Nëse keni kryer një kundërvajtje dhe ajo është regjistruar nga kamerat, në bazë të këtij regjistrimi do t’ju shqiptohet gjoba përkatëse, e cila do t’ju dërgohet në shtëpi përmes Postës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
-
Posta nis shpërndarjen e gjobave digjitale për shkeljet në trafik
-
Policia tregon se cilat gjoba do të dërgohen me postë te shkelësit e rregullave në trafik
-
Nis shqiptimi i gjobave përmes monitorimit të kamerave të sigurisë në Prishtinë
-
Shpërndarja me postë të gjobave të trafikut, qytetarët e shohin vendim të nevojshëm
-
Gjobat e trafikut nga 3 prilli dërgohen në adresë të pronarëve të automjeteve